Durrës, Sako: Të rinjtë projekte dhe ide konkrete për zhvillimin e Durrësit

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ – Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr. 1.

Gjatë këtij takimi bashkë me kandidaten Sako edhe deputetët Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Roland Xhelilaj si dhe kryetari i Partisë Socialiste të Qarkut Durrës, Luan Zaza, thanë fjalën e tyre në mbështetje të alternativës më të mirë për Qarkun e Durrësit.

Pjesëmarrja aktive e banorëve të njësisë nr. 1 Durrës bëri që ky takim të mos mbetej vetëm prezantues i kandidates, por një bashkëbisedim frytdhënës mbi projekte konkrete.

Kandidatja Sako zhvilloi një takim edhe me të rinjtë e Manzës, Sukthit e Katundit të ri.

Ajo u shpreh shumë e kënaqur nga energjia e të rinjve durrsakë e atyre të Manzës, Sukthit, Ishmit dhe Katundit të ri.

“Vajza e djem plot ide dhe alternativa interesante për qytetin tonë. U befasova nga aftësia e secilit për të zbërthyer platformën në ide e projekte konkrete. Më mbushën me besimin se sëbashku do të bëjmë shumë”, tha Sako.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.