BRUKSEL – ALDE ndryshon emrin në ”Renew Europe”

BRUKSEL, 12 qershor /ATSH-ANSA/ – Grupi ALDE (Alenca Liberal-Demokrate për Europën) në Parlament Europian u riemërua në ”Renew Europe” (”Ripërtëritja e Europës”).

”Kjo duhet të kënaqë partnerët tanë francezë, edhe pse shumë prej nesh do të vazhdojnë ta quajnë atë një grup liberal”, citoi në Twitter deputeti liberal-demokrat britanik, Chris Davies.

“Grupi ynë i ri është më shumë i fortë se kurrë dhe ka mundësinë unike për të formësuar Europën: nuk ka shumë punë për të bërë, misioni ynë është të ripërtërijmë Europën, jemi të frymëzuar për të ndërtuar një Europë të lirë dhe të barabartë”, theksoi udhëheqësi liberal belg, Guy Verhofstadt, i cili njoftoi emrin i ri të grupit ”Renew Europe”.

”Grupi i ri do të përbëhet nga progresistët, liberalët, centristët dhe reformistët”, thuhet në një deklaratë./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.