AUTOMJETE – Ford tërheq 1,3 milionë automjete për shkak të problemeve të ndryshme

UASHINGTON, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Prodhuesi amerikan Ford, njoftoi sot tërheqjen e rreth 1,3 milionë automjeteve, ku shumica janë në Amerikën e Veriut.

“Ford” tërhoqi rreth 1,2 milionë modele “Explorer” të prodhuara mes vitit 22010 dhe 2017, për probleme me amortizatorët e pasmë.

Kompania kë thërritur gjithashtu rreth 123 kamionë “F-150”, për shkak të një problemi tek marshi.

Ka pasur gjithashtu një thërritje edhe për disa qindra modele “Ford Econoline” për shkak të një defekti në motor. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.