Rama: Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor. Në një reagim pas daljes për mediet të Presidentit, ku ky i fundit deklaroi se nuk ka zgjedhje pa dekretin e presidentit, Kryeministri Rama reagoi duke theksuar se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Pas çdekretimit të 30 qershorit si data e zgjedhjeve lokale, Meta tha sot se zgjedhjet do të mbahen në një datë tjetër.

Kryeministri Rama ashtu si pohoi edhe në datën 8 qershor kur Meta çdekretoi zgjedhjet, theksoi edhe një herë se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.