Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOTO/ Roboti piktor hap ekspozitë

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ – Një robot i cili mund të pikturojë po bëhet gati që të hapë ekspozitën e parë të tij në Oksford.

Bëhet fjalë për robotin e quajtur Ai-Da, që pikturon falë inteligjencës artificiale dhe algoritmeve.

Veprat e artit që do të ekspozohen përfshijnë vizatime, piktura dhe skulptura që eksplorojnë kufijtë mes inteligjencës artificiale, teknologjisë dhe jetës organike.

“Jemi pionerë të një lëvizjeje të re artistike. Po ju prezantojmë artistin e parë profesionist humanoid që krijon vetë”, – thotë Aidan Meller, krijuesi i Ai-Da dhe pronar i galerisë së artit. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version