BASKETBOLL – Tërhiqet përfundimisht legjenda e NBA, Tony Parker

PARIS, 11 qershor /ATSH-AA/ – Ish-basketbollisti legjendar i “San Antonio Spurs” dhe fituesi i çmimit MVP (Lojtari më i mirë) në finalen e NBA-së Tony Parker njoftoi dje tërheqjen e tij nga basketbolli.

“Jam shumë i emocionuar që tërhiqem nga basketbolli, ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm! Edhe në ëndrrat e mia më të egra, kurrë nuk kam menduar se do të përjetoj të gjitha momentet e pabesueshme që kam kaluar në NBA dhe ekipin kombëtar francez. Faleminderit për gjithçka!”, shkruan Parker në “Twitter”.

Basketbollisti veteran 37 vjeçar, luajti 18 sezone në NBA, kryesisht me “San Antonio Spurs”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.