IRAN – Mass në vizitë zyrtare për marrëveshjen bërthamore

TEHERAN, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u prit sot në Teheran nga homologu iranian, Mohammad Javad Zarif.

Në fokus të diskutimeve do të jetë e ardhmja e marrëveshjes bërthamore iraniane.

”Të dy zyrtarët e lartë shtrënguan duart para objektivit të kamerave përpara fillimit të bisedimeve me dyer të mbyllura në Ministrinë e Jashtme”, bën të ditur media.

“Ne nuk dëshirojmë që Irani të zotërojë armë bërthamore”, deklaroi Maas për median në momentin e mbërritjes në Teheran, që ishte etapa e fundit e një turi katër-ditor në Lindjen e Mesme nga ana e ministrit gjerman, i cili vizitoi edhe Irakun, Jordaninë dhe EBA-n.

‘’Marrëveshja për çështjen bërthamore iraniane, e nënshkruar në Vjenë në 2015 mes Teheranit dhe gjashtë fuqive, përfshirë Gjermaninë, është e një rëndësie të veçantë për Europën për arsye sigurie’’, shtoi ai./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.