TIRANË, 10 qershor/ATSH/ – Pas kryeqytetit që u solidarizua kundrejt familjeve të prekura nga tërmeti në Korçë, bashkia e Elbasanit ka vendosur akordimin e gjysmës së fondit të emergjencave në ndihmë të tyre.
Këshilli bashkiak i Elbasanit miratoi një fond prej 3 milionë lekësh të reja të cilat do t’i kalojnë bashkisë së Korçës për rindërtimin e shtëpive të shembura. Kryetari i bashkisë Qazim Sejdini tha se bashkia e Elbasanit gjithmonë ka qenë e gatshme dhe është solidarizuar në raste të tilla emergjence.
Bashkia e Elbasanit ka bërë të ditur se fondi i akorduar do të ndihmojë kryesisht zonën e Floqit, por edhe zona të tjera të prekura si në Devoll dhe Ersekë. /z.tosku/j.p/
