Hoxha: Të çojmë përpara projektet për zhvillimin e Klosit

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ – Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Klosit, Ilmi Hoxha theksoi gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në qytetin e Burrelit, se ai do të jetë në funksion të zgjidhjes së halleve dhe problemeve të qytetarëve, duke shtuar gjithashtu se prioritet do të jetë zhvillimi i zonës së bashkisë së Klosit.

Nuk dot ë zhgënjejë për asnjë moment besimin tuaj, është krenari për mua sot. Ajo që më bëri që të jem sot me ju është vendosmëria për të dhënë angazhimin dhe seriozitetin që kam për të zhvilluar komunitetin. Do t’ju dëgjoj  me vëmendje nga çdo cep i bashkisë së Klosit për të çuar përpara projektet e së ardhmes të bashkisë që duam, e cila do jetë tërësish në funksion të komunitetit, të nevojave dhe pritshmërive të secilit prej jush. Unë dhe ekipi im kemi qenë të qartë dhe do të bëjmë gjithçka pasi të më besoni drejtimin e bashkisë së Klosit, por jam i sigurt që suksesi i qeverisjes sonë vërehet nga kontributi i secilit prej jush. Për këtë arsye jo vetëm gjatë periudhës elektorale, por edhe në vijim do të jemi këtu me ju për të diskutuar prioritetet më të mira në funksion të komunitetit tonë”, – u shpreh ai përpara banorëve të Burrelit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.