Shameti: Kandidati Mema do ja rrisë vlerën Skraparit

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Deputeti i Qarkut Berat i Partisë Socialiste, Adnor Shameti në fjalën e tij në hapje të fushatës elektorale të 30 qershorit, ku i pranishëm ishte Kryeministri Edi Rama, i ka bërë thirrje elektoratit që në zgjedhjet e 30 qershorit ata të votojnë dhe të besojnë Partinë Socialiste dhe kandidatin e saj për bashkinë e Skraparit.

Ai u shpreh se “zgjedhja e Adriatik Memës si kandidati ynë për kryetar të ardhshëm të bashkisë së Skraparit që do të përfaqësojë Partinë Socialiste në këtë zonë dhe në të gjithë Shqipërinë, është zgjedhja më e mirë që mund të ndodhte, është drejtimi i duhur, është ajo që do ja rrisë vlerën Skraparit”.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.