Panairi Rajonal i Punës në Gjirokastër një mundësi për punëkërkuesit e këtij qyteti

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Panairi Rajonal i Punës në Gjirokastër është një mundësi që duhet shfrytëzuar nga punëkërkuesit e këtij qyteti dhe zonave përreth.

Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi ka vizituar sot Panairin Rajonal të Punës në Gjirokastër. Çuçi u shpreh se “janë mbi 300 vende të lira pune në pozicione të ndryshme; nga sanitare e deri tek inxhinierët. Nuk është zgjidhje po t’i mbajmë sytë vazhdimisht nga sektori publik. Punësimi në kompanitë private është një alternativë shumë e mirë që nuk duhet anashkaluar. Zyrat e Punës sot po bëjnë një punë fantastike. Jo vetëm ndërmjetësim mes biznesit dhe punëkërkuesve, por kanë edhe shumë programe të tjera trajnuese, prej të cilave kanë përfituar një numër i madh të interesuarish”.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.