SHBA – Uashingtoni vendos sanksione kundër grupit më të madh petrokimik iranian

UASHINGTON, 7 qershor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja ka ndërmarrë sanksione kundër “Persian Gulf Petrochemical Industries Company” (PGPIC), grupi më i madh petrokimik iranian dhe kundër dhjetëra filialeve për shkak të lidhjeve me Gardianët e Revolucionit, sipas një komunikate të Thesarit amerikan.

“Sanksionet janë ndërmarrë për shkak të mbështetjes financiare të dhënë për ‘Khatam al-Anbiya Construction Headquarters’, një konglomerat inxhinierik i Gardianëve të Revolucionit”, theksoi sot Thesari, duke shtuar se 39 filiale dhe agjentë të huaj janë shënjestruar gjithashtu.

Sipas SHBA-së, PGPIC-ja dhe filialet e saj përfaqësojnë 40% të kapaciteteve prodhuese petrokimike iraniane dhe 50% të eksportit në këtë sektor. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.