Sezoni i verës zhvlerëson valutat

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ – Në tregun e këmbimit valutor, të premten leku forcoi pozitat në raport me valutat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u zhvlerësua me 0,36 lekë sot duke u këmbyer në kuotën e 108,49 lekëve ndërsa euro këmbehet me 122,21 lekë ose 0,08 lekë më pak se një ditë më parë.
Edhe valutat e tjera i kanë dobësuar pozitat sot në këmbim me lekun. Sezoni veror që karakterizohet me fluks të shtuar të turistëve të huaj shton ofertën valutore në treg duke sjellë edhe dobësim të tyre në tregun valutor.
Zhvlerësimi i valutave veçanërisht i euros, që është monedha më e përdorshme në vend do të thotë përfitim për kreditorët që paguajnë më pak për huanë që kanë marrë në këtë monedhë, importe më të lira dhe efekt pozitiv në buxhetin e shtetit në shlyerjen e borxhit.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 108.46 -0.36
Euro EUR 122.21 -0.08
Poundi britanik GBP 137.92 -0.14
Franga zvicerane CHF 109.11 -0.29
Jeni japonez (100) JPY 99.90 -0.68
Dollari Australian AUD 75.56 -0.36
Dollari Kanadez CAD 81.21 +0.01
Korona Suedeze SEK 11.47 -0.07
Korona Norvegjeze NOK 12.47 -0.02
Korona Daneze DKK 16.36 -0.01
SDR SDR 149.98 -0.64
Ari(OZ 1) XAU 144640.21 -800.27
Argjend(OZ 1) XAG 1616.04 -5.74
Juani Kinez (onshore) CNY 15.71 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 15.60 -0.10
Lira Turke TRY 18.58 -0.30

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.