Roskovec, zgjidhje e problemeve me ujin e pijshëm për banorët e fshatrave Suk 1 dhe Suk 2

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ – Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për bashkinë Roskovec, Majlinda Bufi, u ndal sot në fshatrat Suk 1 dhe Suk 2 në njësinë administrative Strum, për të biseduar me banorë të zonës mbi investimet e bëra deri tani si edhe ato që do të vijojnë gjatë mandatit të dytë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputeti i zonës së Roskovecit, Anduel Xhindi dhe kryetari i Partisë Socialiste Roskovec, Maksim Goga.

Gjatë prezantimit të programit elektoral u theksuan tre prioritetet kryesore.
Prioriteti i parë është zgjidhja njëherë e mirë e problemeve me ujin e pijshëm, një gangrenë e kësaj zone e trashëguar prej vitesh.

Prioriteti i dytë ka në fokus menaxhimin e mbetjeve urbane si dhe standardizimin e këtij shërbimi. Bashkia Roskovec do të jetë një nga bashkitë e vendit me vëmendje maksimale nga qeveria për zgjidhjen e këtij problemi.

Prioriteti i tretë, por jo më pak i rëndësishëm, është zgjidhja e problemit të rrugëve të parcelave bujqësore.

Gjithashtu Bufi u shpreh se gjatë mandatit të parë ajo është munduar t’i japë zgjidhje një sërë problemesh.

Duke filluar nga rrugët kryesore dhe rrugë lagjesh, rikonstruksioni total i shkollës Suk 2, zgjidhja e problemit e ujit për vaditje, rehabilitimi i një pjesë të konsiderueshme të kanaleve të I, të II dhe të III.

Ndërkohë theksoi se, në 30 qershor duhet të votojmë për të ardhmen e Roskovecit dhe të Shqipërisë europiane, pasi është mënyra e vetme për të vazhduat punën e nisur deri tani.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.