LONDËR – Hetimi për mashtrim nga Johnson dënohet si një veprim politik

LONDËR, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Avokatët e ish-ministrit britanik të Punëve të Jashtme, Boris Johnson i denoncuan si ‘’politikisht të motivuara’’ dhe ‘’turpëruese’’ hetimet e nisura ndaj tij me akuzën se ka gënjyer gjatë fushatës së referendumit të Brexit.

Boris Johnson, i cili i nuk ishte i pranishëm në seancën dëgjimore, paraqiti rekurs për të penguar hetimet, pasi një gjyqtar i gjykatës londinez të Westminster vendosi javën e kaluar për ta thërritur, në kuadër të këtyre akuzave, për gabim të rëndë në ushtrimin e funksioneve të tij.

Data e thirrjes në gjykatë nuk është komunikuar ende.

Favoriti për të pasuar kryeministren, Theresa May është i akuzuar se ka gënjyer me vetëdije të plotë, në kohën kur mbante postin e kryebashkiakut të Londrës, me deklaratat e bëra se Britania e Madhe i paguante 350 milionë stërlina (400 milionë euro) në javë Brukselit./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.