Konfirmohet në detyrë Ened Nakuçi, kandidat për SPAK

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ – Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka kaluar Vetingun.

Në seancën e zhvilluar sot, trupa gjykuese e përbërë nga: Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia, vendosën të konfirmonin në detyrë prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Ened Nakuçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Në vitin 2003, ai është emëruar Prokuror i Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë prej 16 vitesh. Nakuçi është një ndër 25 kandidatët që po vazhdojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, e cila njihet më së shumti me akronimin e saj SPAK.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.