Isai, takim me banorët e Mollasit: Të reflektojmë për të bërë më të mirën

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Kolonjë, Erion Isai zhvilloi sot një takim me banorët e fshatit Mollas.

“Bisedat me njerëzit e zakonshëm dhe problematikat që ata shprehin na bëjnë të reflektojmë dhe të marrim më tepër përgjegjësi për të bërë më të mirën për ta”, tha Isai.

Isai zhvilloi po ashtu një takim me strukturën drejtuese elektorale të qytetit Ersekë.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi për problematika të ndryshme në lidhje me vazhdimësinë e fushatës elektorale, diskutime dhe sugjerime nga personat përgjegjës e të pranishëm.

Prioritet iu dha gjithëpërfshirjes dhe angazhimit të sa më shumë njerëzve për të siguruar pjesëmarrje dhe rezultat sa më të lartë në këto zgjedhje lokale./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.