ZVICËR – COMCO gjobit banka të njohura për dobësim të konkurrencës

ZYRIH, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Pesë nga bankat më të mëdha të botës morën një gjobë prej rreth 90 milionë frangash zvicerane (91 milionë dollarë) me motivacionin e dobësimit të konkurrencës në tregtinë valutore, njoftoi të enjten Komisioni Zviceran i Konkurrencës (COMCO)

Sipas COMCO, tregtarët e bankave ndërkombëtare kishin komunikuar në ”chat room” për të koordinuar veprimet e tyre në tregjet e 10 monedhave duke përfshirë dollarin amerikan, euron, paundin britanik, jenin dhe frangën zvicerane.

Banka amerikane, ”Citigroup” mori gjobën më të madhe prej 28,5 milionë frangash, e ndjekur nga ”Barclays” me seli në Britaninë e Madhe me 27 milionë franga, dhe nga Banka Mbretërore e Skocisë me 22,5 milionë franga./    /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.