SOFT NEWS – Në gjyq për ”këngën” e një… gjeli?!

PARIS, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Proces gjyqësor i hapur ndaj një gjeli, i akuzuar nga fqinjët në një ishull turistik në jug-perëndim të Francës me argumentin se këndon shumë herët në mëngjes, u shty për më 4 korrik, një afat që ka gjasa sipas palëve për më tepër kohë për të arritur një formë pajtimi.

Gjeli Maurice, ”i lodhur” nga të kënduarit, nuk ishte në seancën dëgjimore të së enjtes, por edhe pala akuzuese, një çift pensionistësh.

Procesi gjyqësor në gjykatën e qarkut në Rochefort u shty për arsye procedurale mes dy avokatëve të palëve.

Gjeli, shkaku i grindjes, jeton në Saint-Pierre Oléron, në ishullin turistik të Oleron në bregun perëndimor francez, aty ku kukurisjet e tij që në orët e para të mëngjesit janë kthyer në burim shqetësimi të pronarëve të pronës aty pranë.

Historia e tij ngjalli reagime të shumta në Francë, përfshirë atë Bruno Dionis du Séjour, kryebashkiak i Gajac (jug-perëndim), 400 banorë, i cili bëri të ditur se dëshironte ti klasifikonte zhurmat e fshatit francez në ‘’trashëgiminë kombëtare’’./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.