FOTO/Shkodër, pas 30 vitesh rikonstruktohet rruga “Zef Kakarriqi”

TIRANË, 6 qershor/ATSH/- Pas 30 vitesh në banorët e rrugës “Zef Kakarriqi” në qytetin e Shkodrës do të kenë infrastrukturë rrugore me standarde.

E ndodhur në një zonë më densitet të lartë banorësh në qytet, si lagje rezidenciale, ka nisur të rikonstruktohet plotësisht.

Investimi i Bashkisë Shkodër, me vlerë 65 milion lekë, parashikon ndërhyrje në infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore.

Projekti do të realizojë kanalizimet e ujërave të bardha- KUB me gjatësi 160 metër linear, kanalizimet e ujërave të zeza- KUZ 265 metër linear, linjën e ujësjellësit 230 metër linear, bordura 330 metër linear, shtresë asfaltike 574 metër katror, ndriçim LED dhe sinjalistikë vertikale e horizontale.

Investimet në infrastrukturën rrugore janë shtrirë në të gjithë territorin e bashkisë së Shkodrës, në njësitë administrative dhe në qytet./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.