Foto/ Linjë e re ujësjellësi në rrugën “Foto Xhavella”

TIRANË, 6 qershor/ATSH/- Ujësjellës Kanalizime në Tiranë ka përfunduar një tjetër investim në rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Foto Xhavella”.

Punonjësit i dhanë fund problematikës së banorëve në këtë zonë në një kohë mjaft të shkurtër, duke përfunduar me sukses shtrimin e linjës së re të furnizimit me ujë për banorët e zonës.

Sipas UKT, investimi i kryer përmirëson shërbimin në këtë zonë. “Një investim i kryer nga stafi ynë për të përmirësuar shërbimin në atë zonë. Linjë tërësisht e re kryer me materiale cilësore është gati për të hyrë në funksion për qytetarët”, bëjnë të ditur specialistët e Ujësjellës Kanalizime.

Gjithashtu, UKT bën të ditur se përmes drejtorisë së saj operacionale, është gjatë gjithë kohës në dispozicion të nevojave për ndërhyrje apo investime në kryeqytet. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.