BRUKSEL – Misioni i NATO-s në Irak nuk ndikohet nga tensionet SHBA-Iran

BRUKSEL, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Zyrtarë të misionit të NATO-s në Irak konfirmuan sot në Bruksel se përshkallëzimi i tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së nuk do të kishte ndikim në aktivitetet e tyre.

Uashingtoni i tërhoqi muajin e fundit diplomatët e saj jokryesorë në Irak, me argumentin se grupet e armatosura irakiane pro-iraniane përbëjnë një kërcënim të afërt ndaj personelit të tij.

Ushtritë gjermane dhe holandeze njoftuan në mesin e muajit maj pezullimin, deri në një urdhër të ri, të operacioneve të tyre të trajnimit ushtarak në këtë shtet.

Gjenerali kanadez, Dany Fortin, drejtues i misionit të NATO-s në Irak me praninë e 500 trupave vlerësoi ndërkohë se forcat e tij e kishin ulur ndjeshëm shkallën e kërcënimit dhe ishin në gjendje për të vijuar misionin e tyre./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.