BM – Londra: Një marrëdhënie e re është e mundur vetëm nëse Moska ndryshon sjellje

LONDËR, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Një tjetër marrëdhënie me Rusinë do të jetë e mundur vetëm nëse ajo ndryshon sjellje, deklaroi sot një zëdhënës i kryeministres, Theresa May pas kërkesës së presidentit rus, Vladimir Putin për të kthyer faqen në lidhje me çështjen e agjentëve sekretë.

“Është e qartë që modeli i sjelljes së Rusisë, i agresionit dhe destabilizimit, i rrëzon pretendimet e saj për të krijuar një partneritet ndërkombëtar të përgjegjshëm”, deklaroi zëdhënësi.

“Sigurisht që Londra do të vazhdojë të diskutojë me Moskën për çështje të sigurisë ndërkombëtare sepse kjo është në interes të Britanisë së Madhe”, theksoi ai.

“Por kryeministrja ka shprehur shpesh herë se nuk mund të kemi një marrëdhënie ndryshe nëse Rusia nuk ndryshon sjelljen”, shtoi zëdhënësi i kryeministres britanike. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.