1284 qytetarë përfituan falas shërbimin e hemodializës gjatë 2018

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ 1284 persona kanë marrë shërbimin e dializës falas në spitalet publike dhe ato private përgjatë vitit 2018.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka bërë të ditur se 1284 pacientë kanë përfituar nga shërbimi shëndetësor falas krahasuar me 876 pacientë të trajtuar në vitin 2015.

Investimet e fundit të Qeverisë shqiptare kanë shtuar shërbimet në fushën e shëndetësisë, duke ofruar standarde dhe mbulim më të gjerë në marrjen e shërbimeve nga ana e pacientëve.

Gjithashtu, synimi i qeverisë është që brenda këtij mandati të rikonstruktohen dhe ndërtohen 300 qendra shëndetësore.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.