Kandidon për kryebashkiak të Kolonjës, Erion Isai lirohet nga detyra e drejtorit të Teatrit tё Kukullave

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot lirimin e Erion Isait, nga detyra e drejtorit të Qendrës Kombëtare tё Kulturës pёr Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave.

Ky vendim vjen pas kandidimit të Isait për kryetar bashkie në Kolonjë, nën siglat e Partisë Socialiste.

Erion Isai mori detyrën e drejtorit të Qendrës Kombëtare tё Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave në 31 maj 2018. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Monika Lubonjën.

/m.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.