FUTBOLL – Maradona: Jam njeriu i duhur për Manchester United

MANCHESTER, 5 qershor /ATSH-AA/ – Legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona ka deklaruar se ai është njeriu i duhur për trajner i Manchester United.

Skuadra sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Europës pasi nuk u kualifikua në mesin e katër skuadrave të para të Premier Ligës.

Në përfundim të sezonit, nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, klubi i famshëm anglez arriti vetëm dy fitore në 12 ndeshje në të gjitha garat.

“Nëse Manchester United ka nevojë për një trajner, unë jam njeriu i duhur për këtë punë. E di se shesin shumë fanella në mbarë botën, por ata duhet të fitojnë trofe. Këtë mund ta bëj unë për ta. Manchester United ka qenë prej kohësh klubi im i preferuar anglez. Ata kishin lojtarë të mrekullueshëm dhe një ekip superior të udhëhequr nga Alex Ferguson. Por, tani duhet të them se më shumë më pëlqen Manchester City”, ka thënë Maradona për median britanike.

Maradona, 58 vjeç, ka luajtur për Argentinos Juniors, Boca Juniors, Barcelona, Napoli dhe Sevilla.

Për ekipin kombëtar të Argjentinës, me të cilin u bë kampion i botës në vitin 1986, ai luajti 91 ndeshje dhe shënoi 34 gola./  /os/ /em/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.