FOTO/ Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet me mjedise të reja

TIRANË, 5 qershor/ATSH/- Nxënësit e gjimnazit publik “Sami Frashëri” në Përmet do të kenë në vitin e ri shkollor ambiente të rikonstruktuara.

Bashkia e Përmetit bën të ditur se “investimi me parametra modern do të përfshijë fasadën e jashtme, ambientet e brendshme, sistemin e ngrohjes, sistem monitorimi, palestrën dhe terrene sportive”.

Sipas bashkisë, ambientet sportive si fusha volejbolli, futbolli, basketbolli, mund të përdoren edhe nga të rinjtë në kohën e lirë duke e kthyer në një qendër komunitare të përdorshme nga të gjithë.

Punimet priten të përfundojnë shumë shpejt dhe viti i ri arsimor do të presë nxënës dhe mësues në këto ambiente të reja.

Investime të tjera do të kemi në qytet dhe fshatra të bashkisë Përmet./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.