Agjencia Telegrafike Shqiptare

KINË – Pekini gjobit ”Ford”-in për shkelje të ligjit antimonopol

PEKIN, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Autoriteti Kinez i Rregullimit të Tregut njoftoi se prodhuesi kinez i markës ”Ford” është gjobitur 23,6 milionë dollarë për shkeljen e ligjeve antimonopol.

Gjoba iu vendos kompanisë ”Changan Ford”, një kompani e përbashkët amerikano-kineze me seli në Chongqing.

”Ford” është kompania më e fundit viktimë e luftës tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, ku të dyja palët godasin kompanitë e mëdha në një përpjekje për të arritur supremacinë.

Më parë, shteti kinez kishte nisur një hetim ndaj shërbimit postar amerikan ”FedEx” për devijim të pakove të Huaweit./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version