Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin

TIRANË, 4 qershor/ATSH/-Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit jashtë ambienteve të Komunitetit Shqiptar Mysliman.

Në mesazhin e tij të urimit, kryebashkiaku tha se kjo është një ditë e mirë për besimtarët.

“Dua të uroj besimtarët kudo që janë. Kjo është një ditë e mirë për besimtarët, por është një ditë jo shumë e mirë për politikanët. Te kjo derë keni parë shumë politikanë që predikojnë për harmoni fetare dhe vëllazëri. Komunitetet fetare kanë pasur vëllazëri prej qindra vitesh. Kështu që njerëzit që janë më sherrxhinj, më të përçarë dhe më helmaxhinj në shoqërinë tonë i japim mend komuniteteve që kanë një harmoni perfektë. Pasi japim mend këtu kalojnë rrugën atje me molotov, gurë, zjarrë dhe me tulla vëllezërve të tjerë shqiptarë që janë uniformat e policisë. Kështu që sot është një ditë e mirë për besimtarët, por ditë e trishtë për politikanët. Kështu që duhet të reflektojmë. Nuk mund t’i predikojmë për harmoni Monsinjorit dhe Imamit, ndërkohë që vetë nuk ulemi të flasim, nuk ulemi të diskutojmë”, tha Veliaj. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.