Haradinaj: Detyra e institucioneve që të mundësojnë lirinë e besimit

PRISHTINE, 4 qershor/ATSH/- Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,  ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Haradinaj tha se detyrë e institucioneve është që të mundësojnë lirinë e besimit për të gjithë njerëzit.

“E kam nderin edhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të uroj Myftiun Tërnava me gjithë kolegët e Bashkësisë Islame të Kosovës, të gjithë besimtarët e Kosovës, bashkëkombësit tanë, të gjithë ata që e festojnë sot festën e Bajramit. E vërtetë është se gjatë muajit të Ramazanit kemi pasur rastin me qenë në disa raste bashkë,  me e përjetua edhe një ndjenjë të një solidariteti dhe respekti të ndërsjellë”, tha ai.

Haradinaj tha se “detyra e institucioneve tona është po ashtu me e mundësua lirinë e besimit që njerëzit me lirinë e me të drejtën që iu jep Kushtetuta e ligji, me pas të drejtë edhe në besim edhe me e zbatua besimin në bazë të bindjeve të tyre”. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.