FOTO/ Dita e turizmit malor në Razëm, promovim traditës dhe prodhimeve vendase

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Promovimi i ushqimeve bio, natyrës, kulturës dhe traditës vendase mblodhi në një aktivitet në Razëm, turistë të shumtë shqiptarë e të huaj.

Në kuadër të Festave lokale 2019, në Razëm të Malësisë së Madhe u organizua Dita e turizmit malor.

Aktiviteti është një mundësi e shtuar për më shumë turizëm në këtë zonë.

Vizitorë të huaj e shqiptarë, operatorë turistikë e prodhues vendas promovuan ushqimet bio, vlerat natyrore, kulturën dhe traditën e çmuar me tingujt e lahutës dhe të çiftelisë, në një festë unike që krijon një atmosferë të bukur.

Përveç turistëve të shumtë, në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe deputeti i PS-së, Ditmir Bushati. “Në Malësi të Madhe për nisjen e sezonit turistik malor, që këtë vit përkon me fillimin e fushatës për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Mbështetja për Tonin Marinaj dhe Partinë Socialiste është mbështetje për vijimin e transformimit rrënjësor të Malësisë së Madhe”, tha Bushati.

/m.m/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.