Burimi i ri i naftës, Balluku: Parashikojmë të sjellë rritje ekonomike

TIRANE, 5 qershor/ATSH/- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se burimi i naftës, ku po punon kompania Shell, pritet të sjellë rritje eknomike.

“Nga burimi i Shpiragut pritet të nxirren mijra fuqi naftë në ditë. Flasim për naftë të lehtë, të një cilësie shumë të mirë, ndryshe nga nafta që gjendet zakonisht në Shqipëri.  Do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit. 30 përqind të kësaj zonë janë burime gazi, gjë që do na ndihmojë në procesin e gazifikimit të vendit”, – u shpreh Balluku.

Aktualisht në Shqipëri nxirren rreth 18 mijë fuqi naftë në ditë.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.