Agjencia Telegrafike Shqiptare

Zbulohet magjia e Harry Potter

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ – JK Rowling publikoi edhe katër libra të rinj të Harry Potter. Librat do të publikohen gjatë këtij muaji duke i dhënë mundësinë lexuesve të zbulojnë më tepër për ‘historinë e pasur të magjisë’.

Librat do jenë online dhe çdokush mund t’i lexojë në website-n e Rowling, Pottermore.

Secili prej tyre do flasë për botën e magjisë dhe rreth mësimeve të studiuara në Hogwarts School of Witchcraft and Wizardry. Vëllimet do titullohen: “Harry Potter: A Journey Through…”

Dy librat e parë do dalin më 27 qershor, ndërsa libri i tretë dhe i katërt do vijë në versionin online së shpejti.

Ata do jenë në dispozicion fillimisht në anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version