STUDIM – Turqia, vendi me më shumë familje me fëmijë në Europë

BRUKSEL, 3 qershor /ATSH-AA/ – Turqia është radhitur si vendi me numrin më të madh të familjeve me fëmijë në të gjithë Europën.

Sipas të dhënave të përditësuara që Zyra Europiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar në lidhje me numrin e familjeve me fëmijë, Turqia është renditur e para në Europë.

Të dhënat tregojnë se në Turqi kanë fëmijë 51% e familjeve, e cila ndiqet nga Irlanda me 39%, Polonia dhe Sllovakia me 36%, Rumania me 35% dhe Spanja me 34%.

Ndërsa në radhitjen e vendeve me numrin më të ulët të familjeve me fëmijë në vend të parë janë Gjermania dhe Finlanda me 22% të cilat ndiqen nga Suedia me 23% dhe Austria me 25%. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.