SHBA – Trump: Ndalni bombardimet dhe masakrat në Idlib

UASHINGTON, 3 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi Sirisë dhe aleates së tij, Rusisë për të ndalur bombardimin mizor në bastionin e fundit xhihadist në Idlib, provincë në veriperëndim të Sirisë.

”Dëgjoj të flitet se Rusia, Siria dhe një shkallë më të vogël Irani po kryejnë bombardime makabre në provincën e Idlibit në Siri dhe po vrasin pa diskriminim shumë civilë të pafajshëm. Mbarë bota po e konstaton këtë kasaphanë. Cili është objektivi, çfarë do të përfitoni? Ndaloni!”, thuhej në një postim të tij në Twitter pak përpara nisjen për një vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe.

Këto komente vijnë pasi disa OJQ siriane denoncuan të premten mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar përballë përshkallëzimit të regjimit sirian dhe aleatit të tij rus në provincën e Idlibit, origjina sipas tyre, e valës më të madhe të të zhvendosurve prej fillimit të konfliktit.

Gjatë një konference shtypi në Stamboll, përfaqësues të këtyre OJQ-ve e përshkruan si një dramë humanitare që po mbizotëron nga dita në ditë në këtë provincë, duke konfirmuar se përveç dhjetëra civilëve të vrarë, bombardimet detyruan mbi 300 000 persona të largohen nga shtëpitë e tyre drejt kufirit turk dhe se mbi 200 000 mes tyre jetojnë poshtë pemëve të ullinjve në mungesë të vendeve në kampet e refugjatëve./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.