Përmirësimi i furnizimit me ujë për Orikumin, nënshkruhet marrëveshja e financimit

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ – Nënshkruhet marrëveshja e financimit të programit të furnizimit më ujë për Orikumin. Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka nënshkruar sot, së bashku me Drejtorin e Zyrës së KfW-së (Banka Gjermane për Zhvillim), Björn Thies, 3 marrëveshje financimi ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe KfW, për financimin e Programit të Furnizimit me Ujë të Zonave Rurale IV, me në fokus zonën bregdetare të jugut të Shqipërisë, konkretisht njësinë administrative Orikum.

KFW, Qeveria gjermane dhe Fondi i Investimit të Ballkanit Perëndimor do të financojnë një vlerë prej afro 44 milionë euro, çka do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe do të promovojë zhvillimin e turizmit në zonën e Orikumit, duke sjellë përfitime të ndjeshme për rreth 80.000 banorë dhe turistë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.