Berisha i nxori si heronj të demokracisë, babë e birë viktima të dhunës antidemokratike

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ – Nga Mirdita gjatë takimit elektoral ku u prezantua kandidati i PS për bashkinë Kurbin, Kryeministri Edi Rama u ndal tek akuzat e rreme që Sali Berisha bëri për dhunë të pretenduar nga Policia ndaj dy protestuesve të opozitës.

“E patë se çfarë u ndodhi babës dhe birit dje në protestën e tyre? Dhe del sot plaku i marrë që i mban sikur janë kokrrat e tespieve të veta dhe i rrotullon si tespie dhe akuzon Policinë e Shtetit për masakrën e babës dhe të birit. Dhe pastaj dalin filmimet që tregojnë se baba e biri në protestë kishin shkuar për të protestuar, kishin ngrënë një dru, nga ai druri që njeh plaku, me shkopa hekuri nga ata huliganët e veshur me të zeza dhe kapuçë të zinj që nuk e di çfarë arsye kishin që i bënë copë dy protestuesit”, – tha Rama.

Kreu i PS-së, shtoi se “ata janë shembulli se pse në protestat e tyre, njerëzit normalë dhe me mend në kokë, nuk duhet të shkojnë më, se do të lënë kokën në ndonjë hu atje dhe pastaj do jetë vonë, siç u bë vonë për ata të dy që sot plaku i nxori si heronj të demokracisë, por që ata janë viktima të dhunës antidemokratike që nxit përditë dhe që kërkon të provokojë përditë një grusht njerëzish të marrë fund moralisht në krye të asaj partie”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.