Protestuesit çajnë kordonin e policisë, shashka e kapsolla para Kryeministrisë




TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbante fjalën e tij në protestën e shtatë kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, mbështetës të tij kanë shtyrë gardhin e ngritur para Kryeministrisë, duke e shkallmuar atë.

Ata kanë hedhur kapsolla, fishekzjarre e mjete të tjera piroteknike në drejtim të zinxhirit policor, ndërkohë që kanë njollosur me bojë të zezë muret e institucionit të Kryeministrisë.

Tentativat për të çarë kordonin e policisë janë shënuar gjatë protestës së shtatë të PD dhe aleatëve, të cilët në një moment kanë arritur ta marrin gardhin nga duart e efektivëve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.