Protesta zhvendoset para Parlamentit/ Breshëri kapsollash e flakadanësh, shkulet gardhi metalik


TIRANË, 2 qershor/ATSH/- Demonstruesit e opozitës pas grumbullimit para Kryeministrisë, janë zhvendosur përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku po hedhin flakadanë, shashka dhe gurë.

Protestuesit kanë thyer gardhin metalik të vendosur para Kuvendit, ndërsa kordoni policor është spostuar pak më brenda i vendosur nën breshërinë e gurëve, shashkave dhe mjeteve të tjera piroteknike.

Pas përfundimit të fjalimit kryetari i Partisë Demokratike i ftoi mbështetësit e opozitës të marshojnë drejt parlamentit.

Policia e Shtetit ka marrë masat për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës, duke qëndruar gjithashtu përreth perimetrit të godinës së Parlamentit. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.