Projekti i ri i hyrjes së Tiranës në Unazën e Re, më ekologjik dhe efikas

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e projektit të ri të hyrjes së Tiranës në Unazën e Re, i cili në përfundim të tij do të lehtësojë trafikun, duke e liruar përfundimisht këtë nyje të rëndësishme dhe tejet të ngarkuar.

Sipas Kryeministrit, ky projekt do të jetë në harmoni të plotë edhe me mjedisin urban.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë projekt të ri të hyrjes së Tiranës në Unazën e Re, që reflekton nevojën për të ndërhyrë në atë nyje tejet të rëndësishme dhe të ngarkuar, duke garantuar një qasje më miqësore me mjedisin urban, ju uroj një të dielë të bukur”, shprehet Kryeministri duke publikuar edhe pamje nga projekti i ri.

Ky projekt do të bëjë që Tirana të ketë një nga hyrjet më të bukura, e cila lehtëson qarkullimin e automjeteve që hyjnë e dalin nga kryeqyteti, por që përmirëson edhe pamjen e një prej nyjeve më të rëndësishme dhe zonës rreth saj.

Projekti te sheshi “Shqiponja”, vjen në formën e një nënkalimi me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.