Dhuna në protestë, Kuko: Nuk është kjo fytyra e Demokracisë

TIRANË, 2 qershor/ATSH/- Zv-Ministrja e Brendshme, Romina Kuko, ka reaguar për dhunën e opozitës gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministrisë.

Në reagimin e saj, Kuko fton të gjithë të shohin se si “mercenarë opozitarë të veshur si protestues paqësor përdorin fishekzjarre në drejtim të Policisë duke i dëmtuar ata”.

“Protestë demokratike? Shikoni si mercenarët e opozitës të veshur si protestues paqësor përdorin fishekzjarre në drejtim të Policisë dhe duke i dëmtuar ato! E turpshme! Kjo nuk është fytyra e Demokracisë”, thekson Kuko. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.