1284 qytetarë përfitojnë falas shërbimin e hemodializës në spitalet publike dhe private

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ – 1284 persona kanë marrë shërbimin e dializës falas në spitalet publike dhe ato private.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerata Manastirliu, thekson se “zgjerojmë financimin publik për shërbimet shëndetësore drejt mbulimit shëndetësor universal”.

“Shërbimi shëndetësor cilësor, afër vendbanimit për pacientët që marrin falas shërbimin jetik të hemodializës. Zgjerojmë financimin publik për shërbimet shëndetësore drejt mbulimit shëndetësor universal”, shprehet Manastirliu.

Investimet e fundit të Qeverisë shqiptare kanë shtuar shërbimet në fushën e shëndetësisë, duke ofruar standarde dhe mbulim më të gjerë në marrjen e shërbimeve nga ana e pacientëve.

Gjithashtu synimi i qeverisë është që brenda këtij mandati të rikonstruktohen dhe ndërtohen 300 qendra shëndetësore.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.