Xhaçka: Strehë, ushqime e siguri për banorët e prekur nga tërmeti

TIRANË, 1 qershor/ATSH/-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke pasqyruar punën e bërë nga specialistët e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, prefektura e Bashkia Korçë për të qenë pranë banorëve të prekur nga lëkundjet sizmike, thekson se qeveria është pranë banorëve, për t’i siguruar familjeve të dëmtuara strehë, ushqime e mbi të gjitha siguri.

“Pranë banorëve që në orët e para të lëkundjeve të tokës në rajonin e Korçës. Specialistët e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, prefektura e bashkia koordinuan punën për të minimizuar pasojat e tërmetit e për t’i siguruar familjeve të dëmtuara strehë, ushqime e mbi të gjitha siguri. Do të qëndrojmë pranë tyre deri në zgjidhjen e çdo shqetësimi”, thekson Xhaçka. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.