9214 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes që nga 1 janari 2019

TIRANË, 1 qershor/ATHS/ – Bonusi i bebes është përfituar nga 9214 fëmijë që nga janari i vitit 2019.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën me dije se fëmijët vijnë të parët në politikat e qeverisë, duke theksuar gjithashtu se ky bonus vjen edhe në mbështetje të familjeve të reja.

Me bonusin e bebes të akorduar nga Qeveria shqiptare, prindërit për fëmijën e parë përfitojnë 40 000 lekë, 80 000 mijë lekë për beben e dytë si dhe 120 000 për fëmijën e tretë.

Kur bebet janë binjakë ata do të përfitojnë nga 80 000 mijë lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë do të përftojnë nga 120 000 secili.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.