​Bytyqi: Arsimimi, rruga e vetme e sigurtë drejt së nesërmes

PRISHTINË, 1 qershor /ATSH/ – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve uroi të gjithë fëmijët, duke thënë se arsimi, përveç që është e drejtë themelore e fëmijëve, është edhe rruga e vetme e sigurtë drejt së nesërmes.

Bytyqi tha se fëmijët janë shpresa jonë për të ardhme më të mirë.

“Ne do të punojmë vazhdimisht që ata të marrin shërbime cilësore në të gjitha fushat, të cilat i ndihmojnë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur. Natyrisht, arsimi, përveç që është e drejtë themelore e fëmijëve, është edhe rruga e vetme e sigurtë drejt së nesërmes. Ne po punojmë që të ofrojmë arsim cilësor, në mënyrë që, fëmijët tanë të bëhen qytetarë të zotë të së ardhmes”, u shpreh ai./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.