ZVICËR – Një grua për herë të parë në krye të OKB-së në Gjenevë

GJENEVË, 31 maj /ATSH-AFP/ – Një ish-gazetare dhe diplomate ruse u emërua në krye të OKB-së në Gjenevë, gruaja e parë që merr përsipër këtë post, njoftoi Sekretariati i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Me titull Doktor në Ekonomi, Tatiana Valovaja, 61 vjeçe, pason danezin Michael Moller i cili drejtoi selinë europiane të OKB-së nga 2013.

Zyrtarë të tjerë rusë kanë mbajtur këtë post mes viteve 1993 dhe 2011, por Valovaja është gruaja e parë e emëruar në këtë funksion.

Aktualisht e ngarkuar me detyrë për Integrimin dhe Makroekonominë në Komisionin Ekonomik Euro-aziatik të Moskës, ajo nisi karrierën si gazetare, përpara se të bëhej pjesë e trupit diplomatik rus./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.