UNUM Festival çel aktivitetet e sezonit turistik në Shëngjin

TIRANË, 31 maj/ATSH/ UNUM Festival do të çelë sonte aktivitetet e sezonit turistik në Shëngjin.

Mbi 8 mijë vizitorë do të shijojnë muzikën elektronike nga 60 dixhej të njohur botërorë.
Turistët e parë kanë mbërritur.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj në fjalën e tij tha se “çdo turist është ambasador i promovimit të Shëngjinit dhe mbarë Lezhës. Mikpritja dhe rritja e shërbimeve, detyrë e secilit prej nesh”.

Organizatorët e këtij festivali janë të bindur se ky festival në Shëngjin do t’i përmbushë pritshmëritë e tyre.

Mousa Ceesay: “Jemi këtu për të promovuar vendin, kulturën dhe traditat tuaja përmes muzikës. Është gjithmonë bukur kur ka sfida, sepse të motivon më shumë dhe e gëzon suksesin”.

UNUM Festival, i cili organizohet për herë të parë në Shqipëri, do të zgjasë tri ditë dhe pritet të ndiqet nga rreth 8 mijë turistë të huaj./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.