PS çel nesër zyrtarisht fushatën zgjedhore

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Partia Socialiste çel nesër zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Hapja e fushatës zgjedhore do të bëhet në orën 16:00, në një aktivitet të organizuar në Parkun Olimpik në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot çeljen e fushatës zgjedhore, duke konfirmuar vendosmërinë e palëkundur për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në 30 qershor.

“30 qershor dhe pikë”, shprehet Rama, duke iu përgjigjur kështu edhe një herë opozitës, e cila deklaron se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor dhe se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.