Parashikimi i motit, 31 maj 2019

TIRANË, 31 maj/ATSH/ – Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash, kryesisht prej orëve të mesditës.

Në veri parashikohen reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mesditës deri pasdite, shiu do të jetë në formën e shtrëngatave me rrufe. Ndërsa në zonën  e bregdeti qendror e jugor nuk do të ketë reshje.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek, në brigjet e Jonit prej orëve të mesditës, era do të fitojë shpejtësi deri 20 m/sek, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-4 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 re shi diell
Kukës 11/21 re shi diell
Lezhë 14/23 re diell
Dibër 10/20 re shi diell
Durrës 15/24 re diell
Tiranë 15/24 re shi diell
Elbasan 13/24 re shi diell
Berat 13/25 re shi diell
Vlorë 16/24 re diell
Korçë 10/20 re shi diell
Gjirokastër 12/25 re shi diell
Sarandë 16/22 re diell

 /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.