LONDËR – CBI: Një Brexit pa marrëveshje, pasoja serioze për ekonominë

LONDËR, 31 maj /ATSH-AFP/ – Organizata kryesore britanike e punëdhënësve, CBI, e njohur për forcën e saj, u kërkoi pretendentëve për postin e Theresa May për të shmangur mundësinë e një Brexit pa marrëveshje, me paralajmërimin për të mënjanuar pasojat serioze për kompanitë dhe ekonominë.

CBI u shpreh me tone paralajmëruese se konservatorët mund të konsiderohen si parti e rrethit të biznesit vetëm nëse kryeministri i ardhshëm arrin një marrëveshje për Brexit.

Në një iniciativë aspak të zakontë për CBI-në, drejtoresha e përgjithshme, Carolyn Fairbairn mori iniciativën për t’u shkruar kandidatëve konservatorë për postin e kryeministrit, në një letër të hapur, të publikuar dje në mbrëmje.

Në mesin e 12 pretendentëve të deklaruar për të pasur postin e Theresa May, e cila dha dorëheqjen më 7 qershor, disa janë të gatshëm për largimin e BM-së nga BE-ja në afatin e caktuar më 31 tetor, me apo pa marrëveshje, si Boris Johnson ose Dominic Raab./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.